Artistët kërkojnë profesionalizëm nga Berisha
Artistët e kanë quajtur gafë profesionale faktin që po bëhet një konkurs për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe nuk ka ende një shesh ku do vendoset. Për Shqip kanë folur Genc Mulliqi dhe Ardian Isufi, që thonë se një artist nuk mund të krijojë pa pasur parasysh marrëdhënien që do ketë vepra me mjedisin.
Kujtojnë artistët se Berisha i bën këto gjëra me plan në kokë. Nuk mundi të bënte parlament, as stadium të ri për 100 vjetor, mendoi të kënaqë shqiptarët me një monument. Madje edhe lajmin për monumentin e lëshoi krejt kuturu. Pastaj Bumçi me kompani nisën të mbledhin bocetet. Njëherë e lanë pas dorë sa kaloi afati kur duhej të ishte shpallur i mbyllur konkursi. U kujtuan kur duhej të kishin një aktivitet ku të dilte Berisha e Basha dhe të villnin vrer.
Artistët kërkojnë profesionalizëm nga Berisha. Të luten që të mos fitojë ai boceti me pishtar e dy gishta lart, se atëherë tia pimë lëngun Ismail Qemalit…