Sarkozi i pakënaqur nga drafti i G20-ës

Presidenti francez Nikolas Sarkozi deklaroi sot se nuk ishte i kënaqur me propozimin aktual për një marrëveshje në samitin e G20, që do të zhvillohet këtë jave, madje ai paralajmëroi se nuk do të pranonte asnjë "kompromis fals". Sarkozi nuk kërcënoi se do të largohej nga samiti, por ai se nuk do të bëhej pjesë e asnjë reformimi apo marrëveshjeje, që nuk përputhet me propozimet që janë bërë më parë. "Unë nuk do ta përfshij veten me një samit që në fund do të dalë me një komunikatë të arritur me kompromise false, i cili nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e rreziqeve që vërtet na shqetësojnë", tha ai në një intervistë për radion "Europe 1" Ai tha se një largim i mundshëm nga samiti, do të vërtetonte se samiti ka dështuar të arrijë në një marrëveshje, por ai tha se shpreson se do të arrihet një kompromis i përbashkët.