Oketa: Zhvillimi i sigurisë, në shërbim të qytetarëve
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i pranishën në konferencën me temë ''Reforma e sektorit të sigurisë , sfida dhe përparësitë''që u zhvillua sot në Tiranë, foli mbi reformat e shtetit shqiptar në sektorin e sigurisë, duke nënvizuar se " zhvillimi i sektorit të sigurisë kërkon t'i përgjigjet interesave të qytetarëve , por tashmë edhe sigurisë së NATO-s."
Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Fondacioni Grek për politikat e Jashtme edhe Ndërkombëtare (ELIAMEP) organizuan sot në ambietet e Hotel "Tirana", konferencën me temë ''Reforma e sektorit të sigurisë, Sfida dhe përparësitë". Oketa theksoi se '' Forcat e Armatosuara (FA), si një institucion sigurie i janë nënshtuar një sërë reformash dhe transformimi të vazhdueshëm, sepse pas viteve 90 kemi trashëguar një ushtri shumë të madhe në numër të pajisur me municione të tepërta'' duke shtuar se, "reformimi nuk është përqendruar në reduktimin e numrit, por në ndryshimin e mentalitetit që FA duhet të kenë.'' Sipas Oketës, angazhimi madhor i qeverisë shqiptare është krijimi i një ushtrie profesioniste, e cila do të rrisë nivelin e saj të sigurisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rajon. Kreu i Minstrisë së Mbrojtjes, Gazmend Oketa, u ndal edhe të procesi i demontimit të armëve dhe siguroi se, "brenda vitit 2010 elementët dhe municionet më të rrezikshme do të asgjësohen. "Vlerësime për reformën në sektorin e sigurisë dhanë edhe pjesëmarrës të tjerë. Përfaqësuesi i Qendrës Demokratike të FA në Gjenevë, Marc Remillard, tha se, "reforma në sektorin e Sigurisë është një çështje komplekse, e cila ka nevojë për mbështejen e institucioneve të ndryshme, si Parlamenti, Qeveria apo edhe nga organizmat ndërkombëtare".