Britani:Shkatërrohet rrjeti më i madh i pedofilisë në internet

Policë nga e gjithë botë kanë deklaruar se kanë shkatërruar rrjetin më të madh të zbuluar të pedofilisë në internet.
Kreu i Europol, agjensisë policore të Europës, Rob Wainëringht, njoftoi se rrjeti kishte 70 mijë anetarë, nga 30 vende të botës.
Operacioni ka identifikuar 670 të dyshuar dhe 230 fëmijë të abuzuar. Njoftimet e policisë bënë me dije se 170 persona u arrestuan dhe 121 prej tyre ishin nga Britania e Madhe. Ndërsa 60 fëmijë janë mbrojtur nga Britania.
Duke folur nga Haga, Wainëright, tha se hetimi kishte zgjatur 3 vjet, dhe në të ishin përfshirë edhe të inflitruar, për të zbuluar gjithcka mbi këto veprime të paligjshme. Rrjeti ishte ndërtuar pas një tjetër forumi legal, i cili vepronte jashtë Hollandes, por anëtaret e tij ishin nga e gjithë bota. Përvec Britanisë së Madhe dhe Hollandës, anëtarët e këtij forumi vinin nga Australia, Italia Kanadaja dhe Tailanda.
Ata së pari bëheshin anëtarë të rrjetit, Boylover.net dhe më pas përdorinin metodat e tyre sekrete për të parë filma dhe imazhe të fëmijëve të abuzuar.
240 të dyshurit nga Britania ishin nga mosha 17 deri në 82 vjec, dhe në ta përfshiheshin nga oficerë policie, mësues e të tjerë.
Autoritet e policisë konfirmuan se ky ishte operacioni më i madhe për të zbuluar një rrjet të këtij lloji, i cili kishte një impakt ndërkombëtar. Megjithatë policia kishte ndërhyrë në bisedat e tyre online të cilat rregjistroheshin dhe më pas zbardheshin deri në momentin kur u sigurua lidhur me këtë krim.