E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestime për krime lufte në disa qytete të Kosovës

Në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar sot në mëngjes disa persona të dyshuar për krime lufte. Sipas mediat kosovare, personat e arrestuar dyshohen se janë të përfshirë në rastet e keqtrajtimit të personave civilë.

Sipas mediave, arrestimet e EULEX-it janë bërë në rajonin e Prizrenit, të Drenicës si dhe në atë të Malishevës.
 

Ndërkohë arretimet janë konfirmuar edhe EULEX mirëpo nuk janë dhënë shumë detaje nga zyrtarë të këtij misioni.
 

“Sot Policia ekzekutive e EULEX-it ka kryer disa arrestime. Arrestimet kanë të bëjnë me akuza për krime lufte. Janë kryer edhe disa bastisje. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Për momentin nuk mund të thuhet asgjë më shumë”, ka njoftuar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›