E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi viziton Turqinë

Presidenti francez, Nikola Sarkozi, një nga kundërshtarët më të fuqishëm të hyrjes së Turqisë në BE, qëndron sot në Ankara.

Kjo vizitë e Sarkozisë nuk bëhet në cilësinë e kryetarit të Francës, por drejtuesit të grupit G20. Sarkozi do të qëndrojë vetëm për pak orë në Turqi, çfarë ka krijuar pakënaqësi në mesin e udhëheqësve turqë për kohën e pamjaftueshme.

Kjo është vizita e parë e Sarkozisë në Ankara nga zgjedhja president në vitin 2007.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›