E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbetet e angazhuar për zbardhjen e 21 janarit

Prokuroria mbetet e angazhuar dhe e vendosur në punën e saj për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit. Duke e konsideruar këtë hetim si mjaft sensistiv në opinionin publik, Prokuroria është shprehur gjithmonë për një hetim të plotë, të paanshëm, profesional dhe gjithëpërfshirës, duke mbetur larg çdo lloj ndërhyrjeje politike.

Ky ka qënë mesazhi i qartë i shprehur nga kryeprokurorja Ina Rama e cila zhvilloi një takim me Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James Stainberg si edhe me Zëvendësndihmës Sekretarin për Evropën dhe për Azinë, Tomas Countryman. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu.
 

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, James Stainberg, duke vlerësuar punën dhe performancën e Prokurorisë Shqiptare, siguroi kryeprokuroren Ina Rama për një mbështetje të plotë në hetimet e organit të akuzës. Stainberg theksoi me këtë rast rëndësinë që Prokuroria, si një institucion i pavarur, të mbetet larg sulmeve dhe ndërhyrjeve politike, në mënyrë që të kryejë me paanësi detyrën e saj kushtetuese.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›