E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy në një konferencë në Kanë ku po zhvillohet mbledhja e vendeve të G20-ës, u shpreh se mesazhi i dhënë nga Franca dhe Gjermania për Greqinë ka qenë i qartë.

“Vendet e varfra nuk duhet të jenë ato që vuajnë pasojat e kësaj krize, duhen mënyra të reja për të financuar në këto vende dhe KE ka diskutuar në këtë drejtim. Po mendojmë për metoda të reja për zhvillimin e këtyre vendeve, edhe të Greqisë, natyrisht që kemi folur edhe për sanksione, por duam që Greqia të qëndroj në eurozonë”, u shpreh Sarkozy.

Sipas tij vështirësia nuk ka kaluar por është vënë në një linjë të caktuar, duke thënë së vëmendja është e përqendruar në atë që po ndodh në Greqi.

Presidenti francez u shpreh se u dëgjua fjalimi i Papandreut në parlament dhe ishte e qartë se ai mbështet marrëveshjen e BE dhe se referendumi është një mjet që do të merret në konsideratë por jo se është i domosdoshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›