Sarkozy: Terrorizmi nuk do ta mposhtë popullin francez

Gjatë fjalës së tij, Sarkozy tha se francezët duhet të jenë të bashkuar dhe të mos hakmerren, pasi i detyrohen viktimave që u vranë me gjakftohtësi.
Presidenti francez bëri të ditur se ka folur me përfaqësuesit e komuniteteve myslimane dhe hebraike në Francë, duke shtuar se terrorizmi nuk do të mposhtë popullin francez.
Banesa e autorit të sulmit në Toulous, ku u vranë 4 persona është rrethuar policisë franceze, e cila vazhdon negociatat për ta bindur të dorëzohet.
Policia ka evakuuar banorët përreth banesës së dorasit, i cili është identifikuar si Mohammed Merah. Ministri i Brendshëm francez ka thënë se i dyshuari është ndjekur për disa vjet nga Shërbimet Inteligjente Franceze dhe se një sasi armësh janë gjetur në një makinë të parkuar jashtë banesës së tij.
Ministri tha se i dyshuari 24 vjeçar, me shtetësi franceze, ka pretenduar se ka lidhje me Al-Qaidën, se dëshironte hakmarrje për fëmijët palestinezë dhe se ka dëshirë ta ndëshkoj ushtrinë franceze për shkak të intervenimeve të saj të jashtme.