Sarkozy do të vazhdojë politikën ndaj romëve

Paris, 26 gusht – Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar se do të vazhdojë politikën e tij kontroverse ndaj romëve. Ai foli në takimin e parë të kabinetit të tij pas pushimeve të verës, pas ngritjes së pyetjeve për lidershipin e tij, transmeton BBC. Qindra romë janë kthyer në Rumani dhe Bullgari dhe mbi 100 kampe ilegale janë mbyllur. Operacioni është kritikuar nga vëzhguesit e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët e Sarkozyt, të cilët e kanë akuzuar se ka shfrytëzuar këtë çështje për rritjen e mbështetjes së tij në rënie.