Meshë për Nënën Terezë në Indi

Kalkutë, 26 gusht - Një meshë solemne është mbajtur sot në shënim të përvjetorit të 100-të të lindjes së Nënës Terezë.
Mesha, që është udhëhequr nga kardinali Placidus Toppo, është mbajtur në selinë e Misionareve të Bamirësisë në Kalkutë, një organizatë e motrave të nderit, që ishte themeluar nga Nëna Terezë, në këtë qytet të Indisë, para 60 vjetësh, njofton REL.
Në këtë meshë u lexua edhe mesazhi i Papës Benedikti i 16-të, për Nënën Terezë. Në meshë morën pjesë afro një mijë vetë.
Ajo është edhe fituese e çmimit Nobel për Paqe.
Nëna Tereze u lind më 26 gusht të vitit 1910 nga prindërit shqiptarë.
Ajo arriti në Indi në vitin 1929 si Gonxhe Bojaxhiu.