E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së paku 7 të vdekur nga përleshjet në Iran

Teheran, 26 gusht - Dy gardianë të revolucionit dhe pesë rebelë kurdë u vranë gjatë përplasjeve me armë në provincën iraniane të Kurdistanit në afërsi të kufirit me Irakun.

Lajmi u publikua sot nga e përditshmja qeveritare e Iranit, e cila nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë përplasje me armë, transmeton Start.

Rajonet iraniane në kufi me Irakun dhe Turqinë, ku jetojnë minoritete kurde, janë përballur shpesh me përplasje periodike mes forcave zyrtare dhe rebelëve të armatosur të Partisë për Jetë të Lirë të Kurdistanit (PJAK).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›