Athinë, prostituta ruse me AIDS, në rrezik gjithë klientët e saj
ATHINE - Një prostitutë, që punonte në një shtëpi publike në qendër të Athinës, ka rezultuar pozitive pas testeve dhe analizave, për sëmundjen e AIDS. Ajo është një 21 vjeçare ruse, e cila iu nënshtrua disa testimeve laboratorike dhe pas analizave, u shtrua në një spital publik të kryeqytetit grek.
Me urdhër të ministrisë së Shendetësisë, në qendër të kryeqytetit grek po kryhen kontrolle shëndetësore nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (KEELPNO).
Sipas njoftimit të KEELPNO, shtëpia publike ku punonte vajza ruse vepronte në mënyrë të paligjshme. Punëtorët nuk kishin licencë dhe broshura shëndetësore. Kjo shtëpi publike është mbyllur 7 herë në dy vitet e fundit, ndërkohë që është arrestuar pronari i saj një 49 vjeçar, shtetas i huaj.
Në një njoftim të saj Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve KEELPNO, kërkon që personat të cilët kanë patur kontakt me vajzën muajt e fundit, qofshin këta vendas apo emigrantë të huaj, të kontaktojnë menjëherë me Qendrën. KEELPNO ka botuar informacion e të dhëna të tjera në faqen e internetit www.keelpno.gr. Ata gjithashtu mund të telefonojnë në linjën ndihmëse për AIDS: 210-72.22.222.
Pak kohë më parë, ministri grek i Shëndetësisë dhe ai për Mbrojtjen e Qytetarit, deklaruan se në Greqi janë rritur në shkallë shqetësuese rastet me SIDA, janë regjistruar 613 shtëpi publike pa leje dhe paralelisht me krimin janë rritur sëmundjet ngjitëse. Ata raportuan gjithashtu se do të bëhen kontrolle shëndetësore për të gjithë popullsinë e emigrantëve të paligjshëm, do të vulosen menjëherë shtëpitë ku jetojnë ilegalisht dhe masivisht emigrantë dhe pronarët e tyre do të kenë përgjegjësi penale.