Japonia rikthen në punë dy reaktorë

Që nga fatkeqësia, të 50 reaktorët e vendit janë mbyllur për shkak të testimeve.
Noda ka dhënë dritën e gjelbër për riaktivizimin e reaktorëve numër 3 dhe 4 në centralin Oi, pranë Kiotos.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jukio Edano, tha se siguria mbetet prioritet i lartë.
“Do të kalojë kohë derisa reaktorët të nisin të gjenerojnë energji, andaj edhe u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të ruajnë energjinë”, ka thënë Edano.
Zemërimi publik kundër energjisë bërthamore ka qenë i lartë që nga aksidenti në Fukushima, i cili ishte më i rëndi që nga fatkeqësia bërthamore në Chernobil, më 1986.
Pas katastrofës së vitit të kaluar në Fukushimë, dhjetëra-mijëra njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë, pasi shumë zona mbeten me nivele të larta të rrezatimit.