E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy nën hetim. Përdori fondet e Gedafit për fushatën elektorale

Paris-Drejtësia franceze ka nisur hetimet mbi të ardhurat në fushatën elektorale të ish presidentit Nikola Sarkozy. Zyra e prokurorit të Parisit ka hapur një hetim pas akuzave nga Ziad Takieddine se paratë e Muamar Gadafi kanë financuar fushatën elektorale të ish-presidentit.

Gjatë marrjes në pyetje në fund të vitit të kaluar, biznesmeni franko-libanez nën hetim për një çështje të shitjes së armëve ndaj Pakistanit në fund të viteve nëntëdhjetë- pohoi të ketë prova të përkrahjes së regjimit libian për fushatën e 2007 të Sarkozy ku Gadafi ka derdhur deri në 50 milion euro.

Takieddine citoi madje dhe ish-ministrin e brendshëm Klod Geant i cili i kishte dhënë sipas tij regjimit libian detaje për llogaritë bankare ku duhet të transferoheshin fondet. Akuzat kundër ish presidentit Nikola Sarkozy nuk janë gjë e re.

Sarkozy u akuzua më herët se ka pranuar mijëra euro nga 90-vjeçarja, trashëgimtare e ‘L’Oreal’, Liliane Bettencourt. Pretendohet se stafi që vepronte në emër të Bettencourt i dha 150 mijë euro ndihmësit të Sarkozy, gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në vitin 2007.Ndërkohë, kontributet individuale gjatë fushatave në Francë janë të limituara në 4600 euro.

Mediat franceze thonë se Sarkozy mund të jetë sërish kandidati i UMP-së për zgjedhjet presidenciale në vitin 2017./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›