Sarkozy nisi garën për rizgjedhje

Nicolas Sarkozy nisi zyrtarisht garën për rizgjedhje në postin e presidentit të Francës.
Franca mban rrethin e parë të votimit më 22 prill.
Sondazhet e opinionit tregojnë se sfiduesi kryesor i Sarkozysë është kandidati i Partisë Socialiste, Francoa Hollande.
Sipas analistëve, Sarkozy, i cili ka marrë pushtetin në vitin 2007 me zotimin se do të rikthejë punësimin e plotë, mund të përballet me ndëshkimin e votuesve për rritje të shkallës së papunësisë në 9.3 për qind, që është më e larta në 12 vjet.
Agjencia e vlerësimit Moody’s ka paralajmëruar se do të ndjekë agjencinë “Standard and Poor’s” në heqjen e vlerësimit me 3A të Francës.