E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy, plan për reduktimin e të huajve

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar se nëse ai zgjidhet muajin e ardhshëm ka në plan të përgjysmojë numrin e të sapoardhurve. “Franca ka shumë të huaj dhe se sistemi për tëi integruar ata po punon gjithmonë e më keq” ka theksuar Sarkozy.
 

Presidenti tha se ndërsa emigracioni mund të jetë një ndihmë për Francën, ka nevojë të kontrollohet më fort nëpërmjet rregullave më të ashpra për rezidentët.
 

Sarkozy, gjithashtu ka theksuar se dëshiron të kufizojë disa pagesa përfitimi për emigrantët që ndodhen në vend prej 10 vjetësh.
 

Nga sondazhet paraprake, Sarkozy ndodhet aktualisht pas kandidatit socialist, Fransua Hollande. Ai gjithashtu është duke konkurruar për votuesit konservatorë me partinë e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional të udhëhequr nga Marine Le Pen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›