Qendrimet pro dhe kunder Putin
Në të njëjtën dite qe putin u shpall fitues I zgjedhjeve presidenciale, kane vershuar edhe urimet per te por dhe qendrimet kritike ndaj tij. Se fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qeverisë ruse që të kryejë një “hetim të pavarur dhe të besueshëm të të gjitha shkeljeve të raportuara zgjedhore” në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, në të cilat Putin korri fitore prej 64 për qind.
Përmes një deklarate Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet raportet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtare, të cilat identifikojnë Putinin si fitues, por po ashtu thonë se gara zgjedhore ka anuar në favor të tij.
DASH përmes deklaratës i bën thirrje Moskës që të “sigurojë se procedurat në zgjedhjet e ardhshme të jenë më transparente”.
Po ashtu, SHBA “inkurajon” pjesëmarrjen e qytetarëve rusë në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe në ushtrimin e të drejtës së tyre për t’u mbledhur në mënyrë paqësore.
Reagimet vijnë pasi që shtetet tjera perëndimore dhe të BE-së shfaqën shqetësimin ndaj raporteve për manipulime dhe jokorrektësi në zgjedhjes e së dielës.
Në reagimin e parë pas leximit të raportit të OSBE-ODIHR, BE nuk përshëndeti fituesin e shpallur, ndërsa bëri thirrje për adresimin e parregullsive në zgjedhjet për Dumën ruse në dhjetor, si dhe për ato presidenciale të një dite më parë.
Po ashtu dhe OSBE në një konferencë për shtyp pas zgjedhjeve tha se zgjedhjet anonin në favor të fituesit, ndërsa u vunë re shumëparregullsi gjatë procesit zgjedhor. Në internet qarkulluan edhe pamje ku shfaqej manipulimi në zgjedhje, ku një person votonte disa herë.
Përkundër qëndrimeve kritike nuk munguan dhe urimet e lavdërimet për Putin.
Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni tha se Vladimir Putin është njeriu i duhur për të drejtuar Rusinë. Në një intervistë për Komsomolskaya Pravda, Berluskoni ka thënë se me Putin e lidh ndjenja e një miqesie speciale. Për vendin e tij ka thënë Berluskoni, Putin ka patur dhe do të ketë një rol vendimtar, duke nënvizuar se rivalët e tij në zgjedhjet presidenciale nuk paraqiten aletarnativa koherente dhe të realizuara.