E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy shet vilën 13, 6 milionë dollarë

Pas lënies së postit të presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy nuk mund t’i përballojë shpenzimet e tepërta dhe për këtë arsye ka vendosur që të shesë vilën e tij luksoze.

Kështu mediet franceze bëjnë me dije se supervilla e çiftit Bruni-Sarkozyka dalë në shitje, me një çmim rreth 13,6 milionë dollarë ose afërsisht 10 milionë euro.

Kjo vilë ka një sipërfaqe rreth 17 mijë metra katrorë, ka tetë dhoma gjumi, 11 banja, një sallë bilardoje dhe një sallë Xbox. Shumë herë Sarkozi e ka dhënë atë me çera e cila shkonte rreth 23 mijë euro në javë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›