Sarri rikthehet te Lazio, trajneri zyrtarizohet të mërkurën

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lacios. Misioni i drejtorit sportiv të klubit bardhekaltër, Angelo Fabiani në Toskanë rezultoi i suksesshëm dhe u arrit marrëveshja e plotë me trajnerin, i cili do të rikthehet në pankinën e kryeqytetasve pas një viti e gjysmë.
Marrëveshja përfshin një kontratë dyvjeçare për Sarrin dhe stafin e tij: 2.5 milionë në sezon si pjesë fikse, një bonus prej 500 mijë euro në rast kualifikimi në Ligën e Evropës dhe një milionë në rast të kualifikimit në Champions League.
Mungojnë akoma disa detaje të vogla ekonomike, por sipas mediave italiane të mërkurën në Romë trajneri do të firmosë kontratën me Lazion.