Flamurtari ploteson stafin: Vasil Ruci manaxher
Keto dite, krahas trajnerit Canaj dhe ndihmesve te tij, Memushi, Birce dhe Rama, ka nisur punen edhe drejtori teknik, Perparim Lushaj. Nje muaj me pare, Lushaj u nis ne drejtim te SHBA, prane familjes se tij. Nderkaq, Vasil Ruci, trajneri qe kontribuoi ne ngjitjen e Flamurtarit ne kategorine superiore, eshte ngarkuar ne rolin e menaxherit te skuadres vlonjate. Ne kete menyre eshte plotesuar stafi drejtues dhe te gjithe, duke filluar qe nga Canaj e deri tek menaxheri Ruci, e njohin shume mire njeri tjetrin, pasi kane luajtur apo kane kontribuar se bashku per Flamurtarin.