E Shtunë, 31 Tetor 2026

Satelitet ruse humbin drejtimin bien ne Paqesor

Tre satelite ruse qe u derguan ne orbite per te kompletuar sistemin rus te navigimit GLONASS dolen nga kursi dhe rane ne Oqeanin Paqesor jo shume larg prej ishujve te Havajeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi humbjet por tha se kjo nuk do te ndikoje ne hapjen e sistemit te ri te pozicionimit.

Nje zedhenes i Agjencise ruse te hapesires Roscosmos i tha Reuters-it se satelitet kane humbur drejtimin dhe kane shkaktuar nje situate te paplanifikuar.

Ai nuk konfirmoi perplasjen e mundshme.

Satelitet barteshin nga raket-mbajtesja Proton- M e cila u lansua sot nga qendra hapesinore Baikounur ne Kazakistan.

Sistemi Glonass i zhvilluar nga ushtria ruse ne te 80-tat eshte si kunderpergjigje e Rusise ndaj GPS-it dhe sistemit Galileo te Evropes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›