E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sateliti ra në Tokë, po ku ndodhet vallë?

Sateliti pritej të ri-hynte në atmosferë rreth orës 05:00 të mëngjesit. Zyrtarët thonë se mbetjet e tij mund të kenë rënë në Kanada por nuk janë të sigurt.

Sateliti “UARS” është sateliti më i madh amerikan që kthehet në mënyrë të pakontrolluar në Tokë prej më shumë se 30-vitesh.

Zyrtarët thanë se rreziku për sigurinë publike ishte shumë pak i mundshëm.

Raporte të pakonfirmuara në “Twitter” bëjnë me dije se disa pjesë të satelitit mund të kenë rënë mbi Okotoks, një qytet në jug të Kalgary-t  në perëndim të Kanadasë.

“Nëse mbetjet kanë rënë në tokë, Kanadaja është shteti më i mundshëm”, theksoi një zyrtar iu NASA-s në profilin e tij në “Twitter”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-24 09:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›