E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati ekstradimi i Altin Kores për në SHBA

 Altin Kore, 35-vjeç, akuzohet në SHBA për trafik kokaine, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, urdhër i lëshuar më 3 mars të këtij viti.

Kore akuzohet për trafikimin e 25 kilogramëve drogë të llojit kokainë. Gjykata e Tiranës ka vendosur një masë sigurie me 60 ditë paraburgim sa të bëhen gati procedurat e ekstradimit.

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi në 14 gusht 2008 Gjykata e Teksasit, SHBA, kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij për akuzat e “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Kokaina transportohej përmes rrugëve detare nga kontinenti amerikan në Evropë. 35 vjeçari u arrestua teksa po kthehej nga Turqia. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-24 09:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›