E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthim në dyqan, plagoset 21-vjeçarja shqiptare

ATHINE-Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në ora 8 00 në mengjes në një dyqan në Athinë, në zonën e quajtur Kolono, në rrugën Dhramas.

Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e një dyqani që është pronë e një shqiptareje. Kur shkoi për të hapur dyqanin 21 vjeçarja, vajza e pronares së dyqanit, hoqi një qese të zezë që ishte vendosur pranë derës, ku ndodhej edhe granata që shpërtheu.

Policia tha se 21 vjeçarja u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin “Jeorgjios Jenimatas” ku situata vlerësohet serioze, pasi ka marrë plagë në fytyrë, në gjoks dhe në duar.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe shërbimit të zjarrfikëses, të cilët
përqëndruan hetimet te qesja e zezë që ndodhej pranë dyqanit dhe që vajza preku me dorë para incidentit.

Sipas hetimeve të para, mësohet se granata ka origjinë ruse dhe policia po heton në cdo drejtim, që nga pista e konkurrencës e deri te shantazhi për pronarët e dyqanit.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›