Sauk, ekzekutohet me çifte 29 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme periferinë e kryeqytetit. Sauku është përgjakur pas një krimi të kryer në vendin e quajtur "Kthesa e Senatoriumit", ku një person është ekzekutuar me çifte. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë identifikimin e viktimës, i cili është shtetasi 29 vjeçar, Xhevdet Qefalia. Gjithashtu, forcat blu kane identifikuar edhe autoret e këtij krimi që janë shtetasit Kujtim e Endrit Bakalli, babë e bir. Policia ka nisur menjëherë kërkimet, duke i prangosur pak momente pas ngjarjes së rëndë. Sipas të dhënave të para, dyshohet se krimi është kryer për një çështje të pazgjidhur pronësie mes paleve