Digjet makina e Shefit të Policisë Rrugore Krenar Ahmeti

Një ngjarje e rëndë ka ndudhur në orët e para të mëngjesit. Makina e Shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës Krenar Ahmeti është gjetur e djegur në afërsi të banesës së tij në rrugën "Ali Visha". Sipas informacioneve makina ka qënë me logon e policisë por me targa private. Mësohet që makina të jetë djegur me benzinë por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Nuk dihet ende shkaku i djegjes së makinës së Shefit të Rrugores Ahmeti por dihet që kjo djegje është bërë për shkak të detyrës së tij