“Kumbari i picës” synon Shtëpinë e Bardhë

Para tri javëve, gjatë debatit televiziv në Floridë, Herman Cain këshilloi republikanët që në këto kohëra të vështira, të jenë më të relaksuar dhe të bëjnë fushatë me disponim të mirë. Kandidati i vetëm me ngjyrë dhe ish-shefi i një zinxhiri të picerive, dukej aq pa gjasa, sa që ky imazh i një njeriu qesharak dhe në diskonim nuk mund ta dëmtonte. Por kjo ndryshoi rrënjësisht gjatë fundjavës së kaluar.
Por Cain filloi të humb durimin, kur foli për lëvizjen “Pushtoni Wall Streetin”: këta njerëz janë ziliqar dhe dëshirojnë që të tjerëve t’ia u marrin automjetet luksoze. Shkurt: protestuesit janë anti-kapitalistë, nuk dëshirojnë të punojnë dhe jo-amerikanë. Për shkak se bëhet fjalë për fatin e vendit (dhe për shkak se ai në anketa nuk konsiderohet më si një shaka), për Cainin tani gjërat kanë filluar të bëhen serioze.
Tani konservatoret po spekulojnë se athua Cain 65 vjeçar, po bartet nga pakënaqësia e bazës në lidhje me punën e dy kandidatëve kryesues republikanë, Mitt Romney dhe Rick Perry.
Dhe befas, plani i tij për reforma “999”, nuk po përqeshet më, por po debatohet: një tatim prej nëntë për qind-se për të ardhurat familjare, ashtu edhe për të ardhurat e ndërmarrjeve-i cili sipas Cainit do të hap vende të reja të punës, do të këndell ekonominë dhe do të nxjerrë Amerikën nga telashet. I gjithë ky plan mund të shndërrojë Cainin në një të adhuruar të mundshëm të lëvizjes Tea Party.
Në ndërkohë, ngritja e tij në anketa mund edhe të dëshmohet. Më 24 shtator, Cain befasoi partinë e tij, pasi që pas përfundimit të një debati televiziv ngadhënjeu në një votim spontan. Më 5 tetor, Cain me 17 për qind të përkrahjes, rreshtohej prapa Romneyt dhe Perryt. Para më shumë se një muaji, ai rreshtohej tek në vendin e gjashtë në mesin e kandidatëve republikanë për presidentë.
Megjithatë, më herët, edhe kandidatët tjerë Michelle Bachmann dhe Rick Perry përjetuan një ngritje të shpejtë, për t’u vendosur në krye të listës për ca kohë, për të përjetuar më pas një rënie të shpejtë. Krahas kësaj, ekzistojnë vëzhgues në Washington, të cilët thëeksojnë se ngritja e Cainit do të jetë gjithashtu e përkohshme dhe e shkurtë.
Por Cain është i bindur se të gjithë ata, të cilët po e nënçmojnë, po bëjnë një keq-vlerësim të përmasave historike.
“Disa njerëz po më kritikojnë, ngase nuk kam ushtruar kurrë ndonjë funksion publik. Ata nuk kanë ide se çfarë mendojnë njerëzit atje jashtë”, thotë Cain.
Gjithashtu ekzistojnë edhe vlerësime të ndryshme, sa i përket aftësive ndërmarrëse të Cainit.
Numri i dyqaneve të zinxhirit të picave, gjatë kohës sa firma “Kumbara e picës” menaxhohej nga Cain, ra nga 640 në 500. Nuk mund të thuhet se Cain ishte një Steve Jobs, në fushën e biznesit me pica. Por kjo nuk e tronditi besimin e Cainit në vete. Në vitin 2000, Cain kandidoi për herë të parë në fushën e republikanëve për president të SHBA-së.
Në librin e tij të kujtimeve, “Ky është Herman Cain. Udhëtimi im për në Shtëpinë e Bardhë”, ai shkroi: “Elita politike nuk po më kupton dhe kjo nuk më pengon. Por mund të jeni të sigurt se do të më kuptojnë në janar të vitit 2013, pasi të jap betimin si president i SHBA-së”.
Por Cain ende nuk ka arritur deri aty. Ende mediet amerikane nuk e kanë “skanuar” personalitetin e Cainit, të cilit skanim deri me tani i janë nënshtruar madje disa herë Romney, Bachmann dhe Perry.
Gjatë një fjalimi të tij, të mbajtur para një baze konservatore të votuesve republikanë, Cain pranoi se ai “fatkeqësisht ka punë me shumë njerëz të paditur”.
Para disa javësh, ai fyu gati një milionë amerikanë me ngjyrë, kur akuzoi ata se nepërmjet “shpërlarjes së trurit” ata janë të mallkuar që të votojnë në përjetësi për demokratët dhe që të injorojnë konservatorët.
Në radhët e lëvizjes “Occupy Wall Street”, pas kritikave të fundit, numri i ithtarëve të Cainit me gjasë ka rënë edhe më shumë.
Çështja racore nuk është më temë për Cainin: ata që nuk vlejnë për asgjë, në Amerikë janë vetë fajtor dhe pikë. Disa të tjerë tashmë kanë filluar të nxehen për fushatën Obama kundër Cainit.
“Do të ofrojë fanella me mbishkrimin “Zgjedhjet 2012: një votë për njeriun me ngjyrë. Dhe do të bëjë një pasuri të madhe”, thotë një profesor me aftësi ndërmarrëse.