E Diel, 1 Nëntor 2026

Saviano shpallet shkrimtari me kurajoz


Shkrimtari italian Roberto Saviano, i cili jeton në një lokalitet sekret që kur bëri një ekspoze të mafias napoletane, ka fituar cmimin si shkrimtari më kurajoz nga një juri britanike.

Bestsellleri i shkruar nga Saviano në vitin 2006, “Gomorrah”, eksploron gamën e gjerë të krimit të organizuar në qytetin e Napolit.

32-vjecari jeton nën mbrojtjen e vazhdueshme të policisë që kur një seri kërcënimesh u lëshuan ndaj tij nga klanet e Kamorrës në vitin 2006.

Cmimi në fjalë, i njohur ndryshe si Pen/Pinter, u caktua nga një grup shkrimtarësh në vitin 2009, në kujtim të shkrimtarit Harold Pinter.

Cdo vit një shkrimtar britanik e merr atë dhe e ndan me një shkrimtar tjetër, që është persekutuar sepse ka shprehur bindjet e tij. Saviano e ndau atë këtë herë me autorin Sir David Hare.

“Roberto Saviano trajtoi cështjen e mafias fillimisht në librin e tij “Gomorrah” dhe më pas në filmin me të njëjtin emër. Ai e bëri këtë përballë një rreziku të lartë për sigurinë e tij”, ka deklaruar Sir David Hare.

Ndërsa Saviano, nga ana e tij, dërgoi një mesazh për të shprehur mirënjohjen për vlerësimin.

“Kur e ndjen që kaq shumë njerëz duan të shohin, të dinë dhe të ndryshojnë, dhe jo thjesht të argëtohen, atëherë ja vlen të shkruash”, është shprehur Saviano në mesazhin e tij.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Integrimi? Pak informacion
Sequi: Një dritare më shumë
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Biden në Athinë, më 5 dhjetor
Kosovë, situatë e qetë në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›