E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli brazilian kritikon FIFA-n per boterorin


Ylli i dikurshëm i futbollit brazilian, Romario ka deklaruar se FIFA nuk duhet të lejohet t’i diktojë ndryshime ligjit brazilian përpara Kupës së Botës 2014.

Romario, që aktualisht është një kongresmen, tha se ligjet që garantojnë biletat me gjysmë cmimi për studentët dhe pensionistët nuk duhet të ndryshohen.

Kongresi brazilian aktualisht po debaton mbi një projekt/ligj që do të plotësonte kushtet e FIFA-s për turneun e shumëpritur.

Romario, 45 vjec, udhëhoqi sulmin e Brazilit kur kombëtarja latine fitoi Kupën e Botës në vitin 1994.

Deklaratën e tij ai e bëri gjatë një vizite në stadiumin Maracana, që po ristrukturohet për të qenë gati për turneun.

“Nëse FIFA nuk qëndron në vendin që i takon, atëherë shumë shpejt ajo do të ketë më shumë pushtet se presidenti ynë”, tha Romario për gazetarët.

Ish-sulmuesi u shpreh se FIFA mund të humbasë për shkak të kostos së mbajtjes së cmimit të ulët për studentët dhe pensionistët gjatë turneut.

“FIFA mund të fitojë paksa më pak në mënyrë që brazilianët të marrin pjesë”, u shpreh ish-futbollisti.

Nga ana e saj FIFA deklaron se paratë që fiton nga turnetë e Kupës së Botës riinvestohen në futboll.

Më 17 shtator Brazili nisi numërimin mbrapsht për Kupën e Botës 2014, edhe pse duhen ende rreth 1 mijë ditë para fillimit të turneut më të madh të futbollit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kuzhe: Duam fitore me rumunët
Kombëtarja shqiptare kërkon të mbyllë me fitore fazën eleminatore të Euro 2012, e cila do të përfundojë të martën me ndeshjen kundër Rumanisë në Tiranë. E rrallë, lë Arsenalin për të bërë ushtrinë
Një prej blerjeve të kësaj vere tek Arsenali, Park Chu-Young, bëri të ditur se është i detyruar të braktisë brenda dy vitesh skuadrën për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut. Duka “ngel në klasë” kombëtaren
Në prag të përfundimit të këtyre eliminatoreve të Euro 2012, presidenti i Federates Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një analizë ekskluzive për “TCH”, nuk i jep notën kaluese asnjërës prej palëve të përfshira. Barcelona, klubi më popullor në Spanjë
Barcelona është shndërruar në klubin më popullor në Spanjë dhe lë pas me 7% në preferencat e përgjithshme Realin e Madridit, treguan rezultatet e një ankete të publikuar të hënën. Tek Bayerni lind ideja Drogba
Klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman, Bajerni i Mynihut, është i vendosur që të lëshohet në një sulm për të bërë të tijin sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba.

Lajmet kryesore

Integrimi? Pak informacion
Sequi: Një dritare më shumë
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Biden në Athinë, më 5 dhjetor
Kosovë, situatë e qetë në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›