E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove situate e qete ne veri


Situata në veri të Kosovës është e qetë dhe deri tani nuk është regjistruar ndonjë incident që do të cënonte rendin dhe sigurinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Duke folur për zjarrvëniet e qëllimshme të dy automjeteve, Hoti ka saktësuar se këto raste kanë të bëjnë me larje hesapesh mes personave të caktuar dhe jo me situatën në veri.

“Këto dy incidente nuk kanë ndikuar në aspektin e sigurisë. Ato nuk kanë lënë asnjë gjurmë në sigurinë e përgjithshme”, ka deklaruar Hoti.
Veriu i KosovësTahiri: Prishtina, gati për dialogun teknik Veri, barrikada tek “Tre Rrokaqiejtë” I akuzuari për trazirat në Mitrovicë
Ndërsa përsa i përket barrikadave serbe, zëdhënësi kë nënvizuar se policia kosovare ia ka lënë cështjen në dorë KFOR-it dhe EULEX-it.

KFOR: Barrikadat të largohen me dialog

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka deklaruar se lëvizja e barrikadave varet nga ecuria e dilogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Aktualisht të gjitha portat janë të qeta dhe nuk është regjistruar ndonjë problem. Shpresojmë se nga ana tjetër do t’i largojnë barrikadat. Diskutimet në aspektin politik po vazhdojnë dhe ne jemi duke monitoruar situatën”, ka deklaruar Martin.

Negociatori serb në veri të Kosovës

Ndërkohë, shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic kanë mbërritur në veri të Kosovës.

Mësohet se gjatë pasdites ata do të takohen me krerët e strukturave paralele, me të cilët do të bisedojnë për zgjidhjen e cështjes së pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Për momentin nuk dihet nëse dy zyrtarët serbë kanë kërkuar leje për të hyrë në Kosovë, edhe pse në të kaluarën ata kanë depërtuar në territorin kosovar pa një të tillë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës
Shteti i Kuvajtit ka njoftuar të martën se ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se do të vendosë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh me të.
Progres-raporti për Kosovën
Drejtuesit e institucioneve në Prishtinë presin që Komisioni Europian, përmes Raportit të Progresit, të vlerësojë punën që është bërë në Kosovë që nga raporti i para një viti.
Kuper në Prishtinë, takim me Thacin
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, Robert Kuper nuk ka mundur ta bindë palën serbe për vazhdimin e dialogut teknik. Krasniqi: Veriu, nga partitë qëndrim unik
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje partive politike që të dalin me një qëndrim të qartë dhe të përbashkët për veriun e vendit. Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
Disa ekstremistë serbë kanë sulmuar mëngjesin e së hënës një banore, pranë Urës së Ibrit, në veri të Mitrovicës.


Lajmet kryesore

Tahiri: Prishtina, gati për dialogun teknik
Ende nuk dihet data për rifillimin
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Biden në Athinë, më 5 dhjetor
Hagë, Ratko Mlladic dërgohet në spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›