Saya: “Imigrantët të priten me plumba”

“Duam të pastrojmë Italinë”, me “Legjionet për sigurinë dhe mbrojtjen e atdheut”, proklamon në faqen e tij internet Gaetano Antonio Maria Saya, lideri i Partisë Nacionaliste e popullit italian.
Saya, që vitet e fundit ka zënë faqet e shtypit për ngritjen e një lloj policie paralele, fut edhe luftën kundër imigracionit mes pikave të programit të tij.
“Të gjithë italianët e rinj, jo qytetarë, të klasifikuar kështu nga e drejta jonë kushtetuese, duhet të largohen nga territori kombëtar” thotë mes të tjerash.
Në shënjestrën e tij janë veçanërisht homoseksualët, komunistët, shqiptarët, marokenët dhe myslimanët.
Ai theksoi se dëshiron “të mbrojë atdheun” nga imigrantët për të cilët nevojitet “një breshëri plumbash”, qëkur janë në det, duke iu afruar brigjeve italiane.