Roma paralajmëron përforcime

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini ka bërë të ditur se klubi planifikon të sjell përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Giallorossëve u ka munguar vazhdimësia këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri Luis Enrique andaj mund të bëhen përmirësime në skuadër gjatë dimrit.
“Do të bëjmë përpjekje të korrigjojmë ekipin në afatin e ardhshëm kalimtar. Nuk kemi vërejtur çështje të veçanta ku duhet intervenuar por trajneri ka bërë kërkesë për futbollistë të rinj” tha Sabatini për Romanews.