E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani kërkohet në Itali

Gjigantët nga Serie A, Juventus, Milan dhe Inter janë të interesuar për transferimin e mesfushorit ofensiv të Manchester Unitedit, Nani gjatë verës së vitit të ardhshëm, kanë njoftuar mediet italiane të dielën.

Nani është bërë njëri prej futbollistëve kryesor të Djajve të Kuq në dy sezonet e fundit por forma e tij këtë edicion nuk ka pasur vazhdimësinë e duhur dhe prezenca e Ashley Young, Antonio Valencia dhe Ryan Giggs nënkupton se United nuk ka mungesë të opsioneve në krah.

Nani ka kontratë në Old Trafford deri më 2014 por thuhet se mund të largohet për rreth 30 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›