E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter mund Parmen Lacio barazon ne shtepi me Katanian

Shtate gola dy shtylla nje triplete dhe nje dopiete pa Militon dhe Etone jane zgjuar mesfushoret. Inter-Parma ka qene nje ndeshje qe ka dhuruar spektakel golash. Sfida e mesdites se djeshme ne San Siro u ka dhuruar nje dreke te mrekullueshme tifozeve zikalter qe me ne fund kane mundur te shijojne nje sukses ne shtepi i cili mungonte prej kater javesh ne kampionat pas fitores 5-2 ndaj Parmes. Dejan Stankovic ka qene padyshim nje nga me te miret ne fushe dhe autori i nje triplete fantastike por ketu nuk duhet harruar as Tiago Mota rikthimi i te cilit duket se ka qene nje stimul me shume per zikaltrit. Per tu theksuar edhe nje dopiete e Hernan Krespos. Nderkohe nuk ka perfituar nga barazimi i Milanit ne Xhenova me Sampdorian Lacio skuader qe nuk mori me shume se nje barazim 1-1 me Katanian. Ndalet nga Di Natale edhe Napoli ne Udine ndersa po ecen me hapa gjigante Kaljari me Roberto Donadonin ne krye. Sardet kane mundur Lecen me rezultatin 3-2. Ne takimet e tjera Breshia barazon 0-0 kunder Xhenoas Bari barazoi 1-1 me ezenen ndersa Bolonja-Kievo shtyhet per shkak te gjendjes se keqe atmosferike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›