E Diel, 1 Nëntor 2026

Schauble kërcënon: Eurozona mund t'ia dalë dhe pa Greqinë

BERLIN - "Eurozona mund ta përballojë daljen e Greqisë nga zona e euros", deklaroi Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble, në një intervistë për gazetën gjermane «Rheinische Post».

Duke iu referuar peisazhit politik të Greqisë, Schauble tha se "është e rrezikshme të mashtrosh njerëzit duke iu thënë se rruga më e lehtë është shmangia nga zbatimi i masave të ashpra”.

I pyetur nëse zona euro do ta përballojë një dalje të Greqisë", Schauble u përgjigj se "Evropa nuk do të zhytet aq lehtë", duke shtuar se "kemi mësuar shumë këto dy vitet e fundit dhe kemi zhvilluar mekanizma mbrojtëse. Rreziqet janë bërë më të vogla dhe eurozona në tërësi është bërë më elastike". Ai theksoi se "Evropa dëshiron që Greqia të qëndrojë në zonën e euros, por nuk mund të detyrojë askënd. Greqia duhet të përmbushë detyrat e saj".

"Vendet evropiane dhe kreditorët privatë u treguan veçanërisht bujarë me Greqinë. Ne e bëmë gjithçka të mundshme. Greqia duhet të kuptojë se i takon të zbatojë angazhimet e saj", tha ministri gjerman.

"Ne nuk kërcënojmë askënd, por iu them grekëve se nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveçasaj që kemi zgjedhur së bashku", përfundoi Schauble.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›