Sherr për kullotat, vritet një 34-vjecar në Mitrovicë
MITROVICË-Një sherr për kullotat e bagëtive i ka marrë jetën një 34-vjecari në Mitrovicëm Kosovë.
Policia bën të ditur se Xhemajl Murati, 34 vjeç, është vrarë me armë zjarri të enjten pasdite, në fshatin Selac.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se motivet e këtij akti kriminal besohet se janë të ndërlidhura me një mosmarrëveshjeje në mes të palëve lidhur me kulloturat e bagëtive.
“Vrasja dyshohet se ka pasuar pas një përleshje fizike në mes të palëve në konflikt, ndërsa i dyshuari kryesor, i vrasjes është një 26 vjeçar, që qëlloi me armën, tip automatik në drejtim të 34-vjecarit”, ka thënë Hoti, duke shtuar se i dyshuari bashkë me vëllain e tij 31 vjeçar janë identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Sipas tij, një armë automatike e llojit “AK-47” që dyshohet se është vënë në përdorim, është sekuestruar si pjesë e provave materiale.
(d.b/BalkanWeb)