E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Në rajon problem shëndeti mendor, Berisha: Në Shqipëri duhanpirja

TIRANË- “Shqipëri ka një nivel të shkëlqyer imunizimi në sistemin shëndetësor”. Këtë deklaratë bëri kryeminsitri i vendit Sali Berisha në konferencën e Shëndetësië mbajtur paraditen e sotme në Trianëë.

Shefi i qeverisë vuri në dukje nivelin e lartë të duhanpirjes në vend, si një problem shqetësues për shëndetin e qytetarëve, ndërkohë që theksoi se pavarësisht imunizimit të sistemin, sëmundjet e patranshmetueshme janë në distancë me përpjet e qeverisë për imunizimin tototal të tij. 

“Ne kemi vendosur një sistem të shkëlqyer imunizimi dhe duhet të bëjmë gjithcka që sistemi të mbetet më i miri në Europë. Cila është lufta dhe përpjekja jonë për parandalimin e sëmundjeve jo të transpmetueshme është në distancë me nivelin e përpjekjeve tona për imunizimin. Sëmundjet e patransmetueshme ndikohen dhe mund të ndikohen nga masat parandaluese, dhe ky ndikim ka një anësi përcaktuese në uljen dhe mbrojtjen e shëndetit. Nuk mund të themi së do të jemi një nga popujt më pasionant nga duhani”,- deklaroi Berisha.

OBSH: PARATË NUK BLENË SHËDETIN, DUHEN POLITIKA
Drejtoresha e OBSH-së Suzana Jakab gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kombëtare të politikave shëndetësore vlerësoi shëndeti mendor përbën kërcënim për rajonin, ndërkohë që vlerësoi politikat e vaksinimit në Shqipëri.

Jakab e cilësoi lidershipin dhe pjesëmarrjen e qeverisë në sistemin shëndetësor si objektiv kryesor në shëndetësi dhe ndihmen kryesore, ndërkohë bëri thirrje që të investohet më shumë në marrëdhënien pacient-mjek.

“Mund të bëjmë më shumë, paraja nuk e blen shëndetin, por politika. Duhet të jetë një frymëzim për vendet anëtarë dhe tani  edhe për Shqipërinë”,- deklaroi Jakab.

lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›