E Diel, 1 Nëntor 2026

Scheffer: NATO me koncept të ri strategjik për shek. XXI

Shefi i Aleancës mbajti një fjalim në Institutin Mbretëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i njohur si Chatham House, ku shtjelloi konceptin e NATO-s për shekullin XXI.

Scheffer theksoi se koncepti i ri përmban pesë pika themelore: thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit politik midis vendeve-anëtare, vendosjen e marrëdhënieve të reja në bashkëpunimin me organizatat udhëheqëse ndërkombëtare, krijimin e forcave të armatosura më fleksibile dhe më mobile, rinovimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe ngritjen e nivelit në një shkallë më të lartë dhe ruajtjen e bashkëpunimit global me vendet si Australia dhe Japonia.

Struktura e re, theksoi Scheffer e përjashton variantin për shndërrimin e NATO-s në një organizatë globale për mbrojte, "e cila do të kishte rolin e policit botëror".

Ai shtoi se Aleanca megjithatë duhet të jetë e aftë që të veprojë në çfarëdo rajoni të botës.

Holandezi Jaap de Hoop Scheffer, pas pesë vitesh në krye të aleancës më të madhe politiko-ushtarake të Perëndimit, më 1 gusht do t'ia dorëzojë detyrën ish-kryeministrit danez Anders Fogh Rasmussen.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›