E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama të heqë dorë nga presionet

“Rama që nuk i beson dot as këmishës së tij është e natyrshme që nuk ka se si ti besojë firmave të tyre. Partia Demokratike nuk ndërhyn në problemet e brendëshme të Partisë Socialiste edhe në rast se Rama padit në Gjykatë individualisht apo kolektivisht komisionerët dhe vëzhguesit e Partisë së tij”-tha zëdhënësja Erla Mëhilli. Zëdhënësja tha se Ristani është zgjedhur edhe nga deputetët e opozitës, midis tre figurave të tjera të paraqitura në konkurrim.  “I kujtojmë z.Rama ndonëse ai është sot në krye të PS se dosjet e korrupsionit të tij të hartuara nga ministrat e PS dhe që janë sot eksponent kryesor të kësaj Partie gjënden në Prokurori.

Lidhur me mandatin e 9 të Fierit të cilin PS ia mori PDI sqarojmë edhe një herë pozicionin tonë. Numërimi i votave në 2 qëndrat e Libofshit është bërë në mungesë të komisionerëve dhe vëzhguesve të PD e PDI. Numërimi është bërë vetëm nga komisioneri socialist,  I njohur si hajduti, që për të vjedhur shfrytëzoi errësirën dhe që fiku kamerat e filmimit të votave”, vijon deklarata nga Partia Demokratike.

Mëhilli tha më tej, kërkesa e PDI-së, ishte drejtë për katër qendra votimi në Fier, ndaj Partia Demokratike ofron mbështetjen e saj , teksa shpreson se Kolegji Zgjedhor do t’i japë mandatin kësaj partie, i marrë nga socialistët. Në fund të deklaratës, Partia Demokratike i ka bërë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga presionet, kërcënimet dhe shpifjet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›