E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Bie pupullariteti i Obamës me 60 %

Presidenti amerikan, Barack Obama për herë të parë pas marrjes së postit ballafaqohet me rënien e popullaritetit, nën 60 për qind, pasojë e të cilit është fakti se amerikanët dyshojnë për reformat e tij në politikën ekonomike dhe financiare. Sipas sondazhit të porositur nga NBC News dhe gazeta "The Washington Post", 59 për qind e të anketuarve i miratojnë veprimet e presidentit amerikan, thënë ndryshe 10 për qind më pak sesa pranvera e këtij viti, kur popullariteti i tij ishte më i lartë.
Pak më shumë se gjysma e amerikanëve, 52 për qind, miratojnë veprimet e tij në sektorin ekonomik, thënë ndryshe tetë për qind më pak sesa në pranverë.
Vetëm 49 për qind e amerikanëve miratojnë politikën e Obamës në lidhje me shëndetësinë. "Zvogëlimi i popullaritetit të Obamës ngjall shpresat e republikanëve, por ata nuk do të kenë dobi nga kjo", thuhet në anketë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›