E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schlumberger premton angazhim të OSBE-së më 3 nëntor

Shefi i misionit të OSBE-së në vendin tonë është shprehur se misioni i tij është i gatshëm të ndihmojë në organizimin sa më të suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë që do të mbahen më 3 nëntor.

Jean Claude Schlumberger këtë ia ka thënë ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi për të cilin MPJ ka njoftuar përmes një komunikate.

Schlumberger thuhet se ka premtuar angazhim të OSBE-së për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Hoxhaj e ka vlerësuar përfshirjen e OSBE-së në këtë proces si shumë të rëndësishëm dhe “një hap vendimtar në avancimin e gjithëmbarshëm të progresit në Kosovë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›