E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synimi i Obamës, shkuarja në Mars

Presidenti Barack Obama ka thënë se është e mundshme të dërgohen astronautë në orbitën e planetit Mars, të cilët do të ktheheshin të sigurt në Tokë në mesin e vitit 2030.

Presidenti amerikan i ka thënë këto gjatë një fjalimi që e ka mbajtur para stafit dhe mysafirëve në Qendrën për Studime Hapësinore “Kennedy” në Florida.

Ai ka nënvizuar detajet e politikave të reja të agjencisë hapësinore amerikane për hulumtime në hapësirë.

Obama tha se ai synon që të sfidojë synimet e NASA-s duke financuar të gjitha aktivitet e tyre, duke përfshirë këtu edhe një buxhet shtesë prej gjashtë miliardë dollarësh për gjashtë vitet e ardhshme.

“Në vitin 2025, ne do të lansojmë një anije të re kozmike, e cila do të na e bëjë të mundshme që të zbarkojmë jo vetëm në hapësirën e Hënës, por edhe në planete të tjera”, tha ai për të pranishmit. “Kështu, ne do të fillojmë – do të fillojmë për të dërguar astronautë në një asteroid për herë të parë në histori”.

Ai shtoi se “nga mesi i 2030-s, beson se njerëzit do të zbarkojnë në orbitën e Marsit dhe do të kthehen të sigurt në Tokë. Dhe zbarkimi në mars do të vazhdojë. Unë pres që ta shikoj këtë gjë”.

Obama shpreson se një orar i ri i veprimeve do të fitojë mbështetje të gjerë nga të tjerët.

Propozime për “Varkën e shpëtimit”

Shtëpia e Bardhë është nën presion, pasi në shkurt lajmëroi se ata dëshirojnë të pushtojnë hapësirën duke zhvilluar një program që zëvendëson anijet kozmike.
Obama tha se ka propozuar anije ekuipazhi Orion, që kanë edhe raketa Ares, që ka një arkitekturë sikurse anijet kozmike më të cilët është shkuar në Hënë, por kjo është konsideruar si një hap i pamundshëm, që kushton shumë parë për t’u zhvilluar.

Presidenti është ankuar dhe i ka sugjeruar NASA-s që të rifokusohet më shumë, më shumë së në programin e quajtur “Constellation” (Yjësi).

“Ne jemi duke kërkuar më shumë jo për të vazhduar me të njëjtët hapa; ne dëshirojmë që të përparojmë më shumë në të ardhmen”, tha ai. “Ne dëshirojmë një zbulim të madh, një agjendë krejt ndryshe nga NASA”.

Në fjalim, presidenti nuk ndryshoi mendimin për vizionin e agjencisë hapësinore të SHBA për të bërë më shumë duke rritur buxhetin për ta edhe në vitin 2011.
Ai propozon për të zgjeruar operacionin nga Stacioni Ndërkombëtarë i Hapësirës, i cili do të zgjatë nga viti 2016 deri në fund të 2020-s; dhe ai ka ritheksuar dëshirën e tij që kompanitë e mëdha të punësojnë astronautë për platformat e tyre në orbitë.

Megjithatë, kishte një fjalim shumë interesant të tij.

Ky ishte përkushtimi që të shkohet më tutje për zhvillimin e kabinës së anijes kozmike Orion. Në shikim të parë, ky do të ishte një version i një anijeje të disenjuar si “Varka e shpëtimit” nga ISS-ja.

Megjithatë, tha ai, kjo anije duhet të shërbejë po ashtu si një “fondacion teknologjik” që u bën të mundur astronautëve që të udhëtojnë edhe në orbitën e fundit të Tokës.
Obama, po ashtu ka thënë se ai do të zhvillojë një raketë të re që do të promovohet në vitin 2015, por ai tha se kjo do të jetë shtytje për teknologjinë. Ai ka theksuar se raketat e së kaluarës nuk janë më zgjidhje.

“Pika kryesore është: askush nuk është më shumë i përkushtuar si ne për studimin e hapësirës njerëzore. Por, ne duhet ta bëjmë këtë në mënyrë të mençur. Pra, duhet ta bëjmë në mënyrë të mençur dhe nuk duhet të punojmë me metoda të vjetra”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›