E Hënë, 2 Nëntor 2026

Scholz me tren në Ukrainë, kancelari gjerman: 650 mln euro armatim brenda vitit për Kievin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë një vizitë të papritur këtë të hënë në Ukrainë, për të rikonfirmuar mbështetjen e Berlinit ndaj Kievit.

Ai është zotuar për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë në vlerë të 650 milionë eurove, dhe ka thënë se armët do të arrijnë në Kiev deri në fund të vitit.

“Ukraina mund të mbështetet tek ne. Ne themi atë që bëjmë dhe  ne bëjmë atë që themi.Për ta bërë të qartë këtë sërish , unë  arrita Kiev me tren drejt një vendi  që mbron veten kundër agresionit rus për më shumë se 1000 ditë. Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fortë e Ukrainës në Evropë. Kur te takohen me Zelenskyn  do  të shpall armatimet shtesë në vlerë prej 650 milionë euro, të cilat do të dorëzohen në dhjetor”, tha Scholz.

Kjo vizitë është realizuar vetëm disa javë pasi Scholz është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Die Ukraine kann sich auf uns verlassen. Wir sagen, was wir tun. Und wir tun, was wir sagen.

Um das erneut deutlich zu machen, bin ich heute Nacht nach Kyjiw gereist: mit dem Zug durch ein Land, das sich seit über 1000 Tagen gegen den russischen Angriffskrieg verteidigt. pic.twitter.com/sAcTtkTPW3

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) December 2, 2024

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›