E Enjte, 5 Nëntor 2026

Scholz takim me Kurtin: Njohja e Kosovës, pjesë e dialogut me Serbinë! Gjermania e angazhuar për liberalizimin e vizave

Gjermania është e angazhuar për liberalizimin e vizave me Kosovën që kjo gjë të ndodh sa më shpejtë dhe se njohja e Kosovës do të jetë pjesë marrëveshjes që ajo do të bëjë me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Këtë bëri të ditur kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Scholz tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme Kosovë-Serbi do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu kancelari paralajmëroi të vizitojë Prishtinë shumë shpejt.

“Objektivi i dialogut të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve që u hap të dyja vendeve perspektivën e Bashkimit Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal. Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha Scholz.

Edhe kryeministri Kurti tha se Kosova është përfshirë në dialog në mënyrë proaktive dhe konstruktive.

“Pikëpamja dhe bindja jonë është që njohja reciproke të jetë në qendër, e jo në fund”, tha Kurti 

Një tjetër pikë e rëndësishme që u diskutua në takimin mes tyre ishte edhe bashkëpunimi rajonal si dhe marrëveshjet ekonomikë ne rajonin e Ballkanin që do të nënshkruhen këtë vit në kuadër të procesit të Berlinit.

 “Shumë e rëndësishme është edhe bashkëpunimi rajonal. Me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon. Projekti më i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. 4 marrëveshje të rëndësishme. Për lëvizjen e lirë të personave dhe njohjen e diplomave profesionale. Siç e shihni, patëm shumë tema, dhe gëzohem që ato do t’i vazhdojmë”, tha Scholz.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›