Birmani, Aung San Suu Kyi shpallet fajtore, 18 muaj shtesë arrest shtëpiak
Një gjykatë në Birmani ka shpallur fajtore udhëheqësen pro-demokracisë Aung San Suu Kyi për shkelje të kushteve të arrestit shtëpiak. San Suu Kyi është dënuar me 18 muaj shtesë të arrestit shtëpiak. Ajo akuzohej se shkeli arrestin shtëpiak kur lejoi një shtetas amerikan, që të qëndronte në shtëpinë e saj buzë liqenit në muajin maj. San Suu Kyi vetë nuk i pranoi akuzat edhe pse ka deklaruar se priste të shpallej fajtore.
Mbështetësit e udhëheqëses pro-demokratike i akuzojnë autoritetet ushtarake se duan të burgosin udhëheqësen e tyre që ajo të mos marrë pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se seanca gjyqësore u zhvillua mes masave të rrepta të sigurisë.
Trajtimi i udhëheqëses së opozitës nga opozita është kritikuar ashpër nga perëndimi dhe vendet fqinje të Birmanisë.
Aung San Suu Kyi u arrestua për herë të parë para 20 vjetësh nga autoritetet ushtarake të Birmanisë.
Që nga ajo kohë, ajo ka kaluar 14 nga këta 20 vjet në arrest.