Schumi zhvendoset në vendin e 12-të
Piloti i Mercedesit, Michael Schumacher, është dënuar për parakalimin e piloit të Ferrarit, Fernando Alonso, në një moment kur kjo nuk ishte e lejuar gjatë garës për çmimin e Madh të Monacos.
Vendimi është marrë që gjermani të dënohet me 20 sekonda, duke e zhvendosur atë në vendin e 12-të, ndërsa Alonso është ngritur në vendin e gjashtë.
Shefat e Formula 1 thanë se Schumacher ka thyer rregullat e sigurisë, pasi kaloi Alonson teksa ishte 'automjeti i sigurisë', mirëpo Mercedesi ka paralajmëruar se do të apelojë.