Itali, vala e detit i merr jetën një gruaje amerikane
Një video amatore shokoi Italinë të dielën, kur një grua amerikane vdiq pasi u rrëmbye nga një valë deti e frikshme.
Pamjet shokuese tregojnë gruan 49 vjeçare Ane-Sherrie Duncan, e cila u identifikua nga policia lokale. Ane-Sherrie Duncan po qëndronte me djalin e saj dhe me një mik në një skelë në vendpushimin jugor italian të Pozitanos, kur ata u goditën nga vala e detit të shtunën vonë. Gruaja amerikane e cila sipas policisë banonte në një periferi pranë Napolit u rrëmbye nga vala e detit bashkë me djalin e saj 12 vjeçar.
Videoja e shkurtër u pasqyrua gjërë në mediat në Itali, ku gruaja arriti të shtynte djalin e saj drejt forcave të shpëtimit përpara se ajo të tërhiqej nga vala e fuqishme e detit.