E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad-Lula, takim për bashkëpunimin ekonomik



Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad dhe homologu i tij brazilian Luiz Ignasio Lula da Silva morën pjesë të dielën në një konferencë të marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Brazilit, që kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Lula tha se Brazili do të financojë një miliardë euro në eksportin e ushqimeve për Iranin për 5 vite, në përpjekjet për të zhvilluar tregti, si dy vende të varura më pak nga bankat e huaja. Lula ndodhet në Teheran për të ndihmuar në ngërçin e bisedimeve në lidhje me programin bërthamor të Iranit, pasi Brazili kërkon më shumë pushtet diplomatik në arenën ndërkombëtare. Kjo shihet ndoshta si shansi i fundit për të shmangur një raund të ri të sanksioneve të OKB-së kundër prodhuesit kryesor të naftës në Botë. Irani ka deklaruar se programi i saj i energjisë bërthamore është një përpjekje paqësore për të gjeneruar energjinë elektrike, ndërsa fuqitë perëndimore e shohin atë si përpjekje për të prodhuar bomba atomike. Kreu brazilian për rregullatorin e energjisë Haroldo Lima tha të shtunën në Teheran se të dy vendet janë të gatshme të nënshkruajnë një memorandum që do t'i hapë rrugë firmave braziliane për të për të marrë pjesë në sektorin e modernizuar të naftës në Iran. Lima tha gjithashtu se iranianët i kanë kërkuar kompanive braziliane për të marrë pjesë në privatizimin e disa prej rafinerive të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›