Schwartzenberg: Ndarja e Kosovës, ide e papranueshme
Luksemburg, 21 qershor, NOA – Ministra të BE-së kanë hedhur dje poshtë në deklarimet e tyre në Luksemburg idetë për ndarje të Kosovës. I ashpër kundër kësaj ideje, duke folur para disa gazetarëve, ka qenë sidomos ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwartzenberg, i cili i ka quajtur këto ide si ide që kthejnë në konfliktet e fillimit të shekullit XX e jo nga përparimi në shekullin XXI.
Kjo është ide e papranueshme. Nëse pranohet ideja për ndarjen e Kosovës, do të flitet për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës. Pse jo, do të flitej atëherë edhe për ndarjen e veriut të Serbisë, ku në Vojvodinë jeton një bashkësi e madhe e pakicës hungareze. Këto nuk janë ide të pranueshme, ka thënë ministri i Jashtëm çek, Schwartzenberg.
a.k/NOA